Mjeti përfundon në kanal nga shpejtësia, 31-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij nga Kryebushati në drejtim të Vau Dejësit kur si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.Për pasojë 31-vjeçari me inicialet A. N që po udhëtonte me mjetin e tij tip “Nisan” me targë AA 403 KR, mori plagë të rënda dhe u dërgua në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.Sipas hetimeve të para të grupit hetimor, 31-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara kur humbi kontrollin e mjetit.Ai e ka patur të pamundur menaxhimin e tij dhe për pasojë u rrokullis duke dalë jashte rruge.Do të jetë konkluzioni përfundimtar i ekspertëve te policisë rrugore që do të zbardhë shkaqet e ketij aksidenti.Segmenti Kryebushat-Vau Dejës vlerësohet ndër më të rrëzikshmit për shkak te mungesës së sinjalistikës, ndriçimit në shumë pjesë të saj dhe daljet e rrugëve dytësore.Aksidentet në të kanë rezultuar fatale me marrjen e shume jetëve njerëzore.[caption id="attachment_614897" align="alignnone" width="640"]aksident Në foto: Mjeti i aksidentuar[/caption]