Gisele Bundchen prezanton librin autobiografik në Sao Paolo
Supermodelja braziliane Gisele Bundchen ka publikuar në Sau Paulo librin e saj, që është një përmbledhje e fotove gjatë 20 viteve karriere.Në kopertinën e librit, modelja më e paguar në botë shfaqet nudo, ndërsa në brendësi janë edhe 300 foto të tjera të Gisele, që kur ajo nisi karrierën në moshën 14-vjeçare.Me qindra njerëz prisnin në radhë para librarisë në Sao Paulo, ku u bë edhe prezantimi i librit, për të marrë një autograf nga supermodlja, e cila firmosi plot 1000 kopje. Njerëzit qëndruan në pritje deri në orët e para të mëngjesit për të marrë autografin e yllit të pasarelave botërore.“Unë kam qëndruar në radhë për të marrë autografin e saj, ja shikoni numrin tim. Në mesnatë erdhi edhe momenti im, mora librin me dedikimin personal nga Gisele, një mesazh shumë i thjeshtë: “Për Marcelon, i pashëm, bjond, i gjatë dhe i hollë. E shkruar nga Diva Gisele, për mua është fantastik. Unë e adhuroj Gisele, të gjithë e dinë këtë, edhe klintët e mia, dhe ajo më trajtoi me shumë përulësi”, tha producenti i modës, Marcelo Spencer.Bundchen u tërhoq nga pasarelat në prill të këtij viti, duke u shprehur se dontë t’i përkushtohej familjes dhe të shkruarit.Jeta personale e supermodeles u kthye sërish në qendër të vëmendjes, disa muaj pas thashethemeve se martesa e saj 6-vjeçare me Tom Brady ishte në krizë.
/Oranews.tv/