Natalia Osipova, një balet me muzikën e Tennessee Williams

 Prima balerina ruse, Natalia Osipova dhe partneri i saj, ukrainasi Sergei Polunin, sjellin në skenën e Londrës pjesën muzikore "A Streetcar Named Desire", te Tennessee Williams. Osipova dhe Polunin, të cilësuar edhe si një ndër çiftet e artë të baletit, janë shprehur, se bashkë  me pjesën, do të sjellin edhe emocionet e romancës së tyre.Osipova, dikur balerinë e Bolshoit, ndërsa tanime prima balerinë në “The Royal Ballet” të Londrës, dhe Polunin do të vijnë në rolin e Blanche dhe Stanley, në një koreografi të frymëzuar nga muzika e Tennessee Williams. Shfaqja do t’i prezantohet publikut londinez në muajin qershor, si pjesë e sezonit 2016.Çifti, gjatë një konference për shtyp, konfirmuan për mediat se vijonin të ishin partnerë edhe në jetën reale. “Ka qenë pak e vështirë të qëndrojmë bashkë edhe për faktin se në teatrot e mëdhënj kanë dashur të na ndajnë. Por, ne si artistë, jemi duke luftuar për një emocion të vërtetë, pasi publiku e ndjen dhe e sheh të vertëtën gjithmonë.”Pjesa muzikore e shkruar në 1947 do të vihet në skenë me një koreografi nga Arthur Pita, një koregoraf me të cilin Osipova ka bashkëpunuar edhe më parë. Programi përfshin gjithashtu edhe dy korografi posaçërisht për Osipovën, që do të jetë edhe debutimi i parë i balerinës në kërcimin modern bashkëkohor, në Teatrin e Londrës.Polunin, i cili përktheu nga rusishtja Osipovën, tha se ajo mendonte se roli i Blanche-së është një rol fantastik, të cilin kishte dashur gjithmonë ta interpretonte. Ai tha se Osipova, e cila këtë vit ishte tërhequr nga disa shfaqje në SHBA për shkak të një lëndimi, donte të provonte lëvizje të reja. “Është e rëndësishme që këto lëvizje të mos bëhen në fund të karrierës, por në kulmin e saj”, tha ajo.Pjesë e programit të sezonit 2016 në Sadler's Ëells të Londrës, është edhe një shfaqje e artistit francez Bartabas, i cili do të sjellë në skenë 4 kuaj dhe një gomar, një koncert hip-hopi, një festival flamengoje dhe një shfaqje për kërcimin modern.