Reja në formë dallge në Sidnej të Australisë çudit njerëzit

Një re spektakolare u pa të lëvizte ngadalë në plazhin Bondi në Sidnej të Australisë, pak përpara se vendi të përfshihej nga shiu.“Po të ecje në drejtim të plazhit dukej si një dallgë e madhe që po e sillte oqeani, e që do të na mbyste të gjithëve,” thotë një pushuese për CNN.“Të gjithë njerëzit, qoftë nga plazhi apo edhe nga rruga ndalonin për të shkrepur një foto”.Dita e djeshme në Australi u pasua me bubullima e me shira të mëdhenj.151106140628-bondi-beach-sydney-storm-2-exlarge-169