Publikohet albumi “Wake up” me fjalimet e Atit të Shenjtë Papa Françesku

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ka publikuar albumin e tij të parë me titull “Ëake up”, “Zgjohu”. Albumi i ri është një përmbledhje e fjalimeve publike dhe lutjeve të 78-vjeçarit, shoqëruar me muzikë pop, rok dhe psalme latine.Natyra e thjeshtë e Atit të Shenjtë, që cilësohet edhe si Papa i njërëzve, ka frymëzuar edhe producentin e dhe drejtorin artistik, Don Giulio Neroni për albumin.“Ideja për këtë album, lindi që nga momenti i parë kur Papa Françesku doli në ballkon dhe iu drejtua njerëzve me fjalët, të dashur motra dhe vëllezër, mirëmbrëma. Me këtë përshëndeje unë kuptova se ky Papë do të ishte krejt ndryshe nga gjithë të tjerët, sepse prej dy mijë vitesh, një Papë nuk dilte në ballkon duke iu drejtuar njerëzve me përshëndetjen “Mirëmbrëma”, por me fjalët “Zoti qoftë me ju”, “Paqja qoftë me ju”.Albumi “Zgjohu” përban 11 këngë dhe ka dalë në shitje në itali , ndwrsa më pas do të shpërndahet edhe në të gjithë botën.