Rolling Stones, pas 10 vjetëve mungesë, turne në Amerikën Latine

 Legjendarët “Rolling Stones” kanë njoftuar se do të nisin një turne muzikor në Amerikën latine, pas 10 vjetëve mungesë në skenë. Grupi do të performojë këngët e tij për herë të parë në Peru, Kolumbi dhe Uruguaji.“Jemi shumë të emocionuar për këtë turne në Amerikën Latine, pasi do të vizitojë edhe vendu ku nuk kemi qenë asnjëherë më parë. Publiku aty është fantastik, më i miri në botë dhe ka një energji të pabesueshme”, tha lideri i grupit, Mick Jagger në një deklaratë për mediat.Turneu do të fillojë në Santiago, Kili, më 3 shkurt dhe do të vijojë me koncerte në Brazil dhe në Mexico City, si dhe Lima e Bogota. Biletat do të dalin në shitje më 9 nëntor dhe koncerti do të mbahet në stadiumin “America Latina Ole”Kitaristi Keith Richards është shprehur më herët gjatë këtij viti, se grupi ka në plan të sjellë në treg edhe një album, që do të jetë i pari pas atij të vitit 2005 “A Bigger Bang”, pas turneut në Amrikën e Jugut. Mëgjithatë, në Mick Jagger gjastë njoftimit të tyrneut nuk përmëndi nëse grupi do të vinte edhe më një album të ri.