Kate Winslet zbulon vitrinat magjike të “Printemps” në Paris

Parisi çeli zyrtarisht sezonin e Krishtlindjeve, ndërsa aktorja Kate Winslet ishte përzgjedhur si e ftuara e nderit për të zbuluar vitrinat e zbukuruara të qëndrës luksoze të dyqaneve “Printemps”. Dhjetëra njerëz ishin mbledhur në bulevardin Hausmann për të ndjekur këtë ceremoni simbolike, që është kthyer në traditë çdo vit, prej më shumë se 100 vjetësh.Aktorja dhe ambasadorja e markës Lancome, Kate Winslet, e cila erdhi nga Londra për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të Vitrinave, shoqëohej nga Drejtori i qendrës “Printemps” Paolo de Cesare dhe Philippe Découflé, që është pëgjegjësi i zbukurimit të vitrinave. Winslet kishte veshur një fustan nga Narcisco Rodriguez dhe një pallto Armani. Për aktorën, “Printemps” zbuloi një botë të magjishme.“Më duhet ta pranoj se të gjitha vitrinat e dyqaneve të krijojnë ndjesinë e një botë të mrekullueshme, magjike. Sigurisht që Lancome ishte ndër vitrinat më të veçanta, dhe këtë nuk e them për atë që unë përfaqësoj, por është vertet speciale. Kombinimi me trëndafila të bukur dhe pluhurin magjik është shumë i ëmbël dhe sharmant, dhe pak antik, por kjo e bën të veçantë pasi ne nuk i shohim këto gjëra çdo ditë,” tha Winslet.Zbukurimi i vitrinave të “Printemps” është frymëzuar nga Përralla e një Zane të shkruar në vitin 1911. Philippe Découflé, është drejtori skenik i cili është kujdesur deri në detaje për zbukurimin magjik të vitrinave të dyqaneve.“Unë jam parizian. Jam nga Parisi. Unë kam lindur këtu dhe që kur isha fëmijë, mamaja ime më sillte çdo vit për Krishlindje të shikoja vitrinat përrallore të Galerisë Lafayette, këtu në Printemps, dhe dyqanet gjigande. Është një fat i madh për mua, të punoj në vendin e ëndrrave fëmijënore. Është një punë që kur të jepet mundësia ta bësh, si artist ti do të ndërthurësh të gjithë elementët, qofshin këto fantazmagorikë, dhe që të rikthejnë në fëmijërinë e hershme. Është dicka shumë e bukur dhe unë prej vitesh jam i apasionur me kukullat,” tha Découflé.Ky vit është i veçantë për “Printemps” pasi dyqanet festojë 150 vjet traditë të kësaj shfaqjeje madhështore, tha drejtori i përgjithshëm, Paolo de Cesaro.“Zbulimi i vitrinave është është një moment vertet parizian, dhe kështu ka qenë për më shumë se 100 vjet me radhë. Zbukurimet e para të vitrinave kanë nisur që në vitin 1912 dhe ju e merri me mend sa kohë ka kaluar tashmë. Më shumë se 10 milionë vizitorë vijnë në Paris çdo vitë për të parë vitrinat e zbukuruara,” tha Cesaro.“Të gjithë femijët parizianë mund të vijnë të shohin magjinë e dyqanev të zbukuruar dhe ne do të jemi këtu për t’i mirëpritur,”tha ai.Jean-Claude Dehix, një punonjës i qëndrës luksoze të dyqaneve, i cili punon prej 40 vitesh, na tregon se çdo vitrinë është zbukuruar nga të paktën 20 punëtorë.“Ky projekt është një sfidë e madhe. Na u desh të vendosnim 11 instalacione të ndryshme në të gjithë Bulevardin Haussmann, dhe kjo është një punë gjigande. Kemi bërë më shumë se 150 kukulla dhe këmi përdorur 16 km fije najloni. Ishte një sfidë e madhe për të cilën na u deshën plot 9 muaj punë.”“Për të qënë i sinqertë, kjo është pjesë më e bukur e punës tek Printemps. Unë punoj prej një kohe të gjatë këtu, vite më radhë. Dhe kjo që bëjmë është një punë e bukur në grup. Unë kam pasur kënaqësinë të punoj me njerëz vërtet të talentuar dhe marrëdhënia jonë është gati magjike. Sa më i mrekullueshëm të jetë procesi i zbukurimit, aq kënaqësi do t’ju falë edhe njerëzve që do të vijnë të shohin vitrinat. Mendoj se ata do të mrekullohen. Dhe nuk ka kënaqësi më të madhe se kjo.”Momenti i zbulimit të vitrinave është vërtet i veçantë dhe secilit prej nesh i risjell kujtime të bukura fëmijërie, tha Victoria Arfi, e cila është muzikante.“Për herë të parë kur kam ardhur të shihja vitrinat e Krishtlindjes, isha 8 vjeç, dhe erdha me nënën time. Isha një vajzë e vogël që adhuroja princeshat dhe gjëra të tilla. Por më kujtohet, se kur pashë vitrinat thjesht u mrekullova dhe isha shumë e lumtur.”“Kjo nuk është hera e parë që unë marr pjesë në ceremoninë e zbulimit të vitrinave. Kam ardhur çdo vit për të ndjekur këtë ceremoni të mrekullueshme në prag të Krishlindjeve”, tha një kliente e dyqaneve.Tetë kilometra drita zanash, 195,000 llamba, 8.000 lule, 8 milion blice për minutë, një personazh i animuar tridimensional, 5 metra i gjatë, qëndron në çdo fasadë, 3 muaj punë për ideimin, 15 ditë për realizimin, dhe 6 kamionë me artikuj zbukurimi. Vetëm këto shifra mund të të japin një ide të asaj se çfarë bote magjike zbulohet pasi hapen perdet.2E2EA48B00000578-3307456-image-m-67_1446837052613 2E2E9DCA00000578-3307456-image-m-65_1446836891527 2E2EA2D600000578-3307456-image-m-64_1446836867418 /Oranews.tv/