The Hunger Games, Seri të tjera në vijim, aktorët të pavendosur
Yjet e filmit “The Hunger Games”, të cilët po shijojnë suksesin dhe famën, janë të pavendosur nëse do të jënë pjesë e kastit, nëse autorja Suzanne Collins do të vendosë të shkruajë një pjesë të re."The Hunger Games: Mockingjay - Part 2", bazuar në trilogjinë e Collins, ka arkëtuar në të gjithë botën më shumë se 2 bilion $ të ardhura.Edhe pse ende nuk dihet nëse do të vijë apo jo një novelë e re për “Hunger Games”, disa nga aktorët janë shprehur të lumtur të punojnë sërish bashkë për një prodhim të ri.“Dëshiroj që Collins të shkruajë edhe 20 libra të tjerë. Do të luaja përgjithmonë në këtë film, më pëlqen shumë,” tha aktori Woody Harrelson, i cili interpreton në rolin e Haymitch.Edhe aktori Josh Hutcherson, i cili luan në rolin e Peeta Mellark, u shpreh i gatshëm për një tjetër prodhim. “Nëse Collins e ndjen se duhet të rrëfejë diçka të re, dhe këtu përfshihet dhe personazhi që luaj unë, patjetër që unë do të bëhëm pjesë e kastit,” tha ai.Elizabeth Banks, aktorja e cila është bërë shumë e dashur për publikun për rolin e saj si Effie Trinket tha: Sigurisht, mua më pëlqen shumë personazhi që interpretoj. Ajo përfaqëson një vajzë me zemër të madhe dhe karakteri i saj ka ndikuar edhe tek unë.”Në filmin e fundit, heroina Katniss Everdeen, mban një qëndrim kundër Presidentit diktator, Snow, luajtur nga Donald Sutherland. Prej vitit 2012, që kur Jennifer Lawrence interpretoi Everdeen ka fituar një Oscar dhe është një ndër aktoret më të paguara në Hollywood këtë vit.“Sigurisht që do ta lexoja,” tha Lawrence, kur u pyet nëse Collins do të shkruante një material të ri.Shumë prodhime të suksesshme kanë vijuar me seri të reja, siç është p.sh "Harry Potter" i shkrimtares J.K. Rowling. Megjithatë, aktori veteran i Hollyeood Sutherland mendon të kundërtën. Sipas tij, filmi "Hunger Games" duhet të mbahet mend për mesazhin që përcjell. “Unë mendoj se do të ishte një gabim i madh nëse do të prodhoheshin seri të tjera në vijim, -tha ai, - sepse ky film është projektuar për të politizuar të rinjtë, jo për përfitim”. /Oranews.tv/