Shokuese: Vajza rrëshqet poshtë trenit (VIDEO)

Video e cila ka marrë mbi 2 milionë klikime në Facebook tregon momentin se si mamaja zbret nga treni me qese ne duar duke pritur që vajza e saj ta ndjekë nga mbrapa.Ndërkohë që ajo vazhdon të ecë, vogëlushja bie nga treni duke rrëshqitur poshtë tij.Fatmirësisht një i huaj e ka parë vajzën e vogël dhe ka nxituar menjëherë për të shtypur butonin e emergjencës pak momente para se treni të nisej.Më pas mamaja vrapon e shokuar dhe e tërheq atë duke e shpëtuar nga një aksident që mund të kishte qënë tragjik.Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në një stacion treni në Melbourne të Australisë dhe është filmuar nga kamerat e sigurimit. /Oranews.tv/