BlackBerry vjen me smartfon Android

Prodhuesi i telefonave BlackBerry lançojnë smartfonin e parë me sistemin Android.Kjo është një qasje e re për kompaninë, e cila la luftuar për të tërhequr konsumatorë në sistemin e saj operativ BB10.BlackBerry ka thënë se smartfoni i ri Priv u ofron konsumatorëve siguri të përmirësuar në krahasim me rivalët e tjerë Android.“Një pajisje që përpiqet të adresojë sigurinë në Android është një ide e mirë, por do të ishte edhe më e mirë tre vjet më parë”, ka thënë Francisco Jeronimo, drejtor i kërkimeve në IDC – kompani amerikane që ofron të dhëna për tregun financiar.BlackBerry ka përjashtuar mijëra punëtorë gjatë viteve të fundit, duke mos mundur të përballojë konkurrencën e fuqishme nga firmat Apple dhe Samsung./REL/