Në Kinë "Apple" është në shënjestër të hakerave
Apple ka deklaruar se po merr masa për të hequr programin “malware” (software që ka për qëllim të shkaktërrojë kompjuterat dhe sistemin e tyre) të gjetur në disa aplikacione të përdoruesve të iPhone dhe iPad në Kinë.Mendohet që ky është sulmi i parë teknologjik në shkallë të lartë në aplikacionet e Apple.Gjigandi i teknologjisë amerikae u shpreh se hakerat kanë futur një kod dëmtues në aplikacionet e Apple duke i bindur programuesit të përdorin një version fals të sistemit të firmës së tyre.Programi i quajtur “Xcode Ghost” lejon përdoruesit të grumbullojnë të dhëna dhe informacione nga telefonat celularë apo ipad të Apple kudo që janë.Aplikacionet e infektuara të përdorura në Kinë përfshijnë “WeChat”, një aplikacion për të shkarkuar muzikë dhe një që përdoret në makinë.Megjithatë një përfaqësuese e Apple është shprehur se tanimë programet janë hequr nga sistemi i operimit.“Kemi hequr nga Apple të gjitha aplikacionet të krijuara me këtë sistem të falsifikuar,” – është shprehur përfaqësuesja Christine Monaghan në një email për BBC.“Po punojmë me programuesit për tu siguruar që ata po përdorin versionin e duhur të Xcode për të rindërtuar aplikacionet e tyre”- ka vazhduar ajo.Wee Teck Loo , president i firmës elektronike Euromonitor International tha se në vendet me tregje në zhvillim si Kina apo Vietnami, telefonat celularë janë mjetet që përdoren më shumë gjatë ditës prandaj siguria nënvlerësohet. /Oranews.tv/