Zbulohet sistemi i dyfishtë yjor më i madh në hapësirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2015, 20:34
Astronomët kanë zbuluar sistemin e dyfishtë më të madh dhe të nxehtë yjor ku dy materiet janë në kontakt me njera tjetrën.Sipas European Southern Observatory sistemi i quajtur VFTS 252 ndodhet 160 mijë vite dritë larg tokës dhe rrezikohet nga një fund dramatik.Ekspertët shprehen se sistemi ka mundësi të shkrihet duke formuar një yll gjigand të vetëm ose mund të krijojë një vrimë të zezë në hapësirë.Qëndrat e yjeve janë të ndara nga një largësi prej 12 milionë km ku shkëmbejnë me njëra tjetrën materiale shumë të nxehta sipërfaqja e të cilave shkon më shumë se 40 mijë gradë.
/Oranews.tv/