Facebook së shpejti me butonin “Dislike”

 Facebook së shpejpti do të shtojë butonin “dislike” në rrjetin e saj social.Këtë e ka konfirmuar vetë themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.Gjatë një séance të mbajtur në selinë e Facebook, në Menlo Park, Kaliforni, 31-vjeçari tha se ky buton do të jetë një mënyrë që njerëzit të shprehin ndjeshmëri.Ai tha se Facebook ishte shumë pranë testimit të këtij opsioni nga përdoruesit.Një buton “dislike” është kërkuar vazhdimisht nga përdoruesit që kur hyri në përdorim butoni “like” në vitin 2009.“Njerëzit kanë vite që e kërkojnë një opsion të tillë,” tha Zuckerberg për audiencën.“Ndoshta qindra njerëz e kanë kërkuar këtë, dhe sot është një ditë e veçantë sepse ne fillojmë punimet për shtimin e saj, dhe shumë shpejt do të testohet”.Megjithatë, Zuckerberg tha se ky mekanizëm nuk do të jetë për të hedhur poshtë postimet e të tjerëve. Por për t’u solidarizuar me postimet sensitive të njerëzve, përshembull kur janë të trishtuar.