Ekrani i telefonit që "shërohet" vet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2015, 18:43
Nëse ju bie shpesh herë telefoni celular nga duart ose keni fëmijë që pëlqejnë të luajnë me të, me siguri që ai është i mbuluar me të gërvishtura.Firma Taivaneze Innerexile ka krijuar një material të dizenjuar për të “shëruar” ekranin e telefonit tuaj.Teknologjia e përdorur përfshin mikrokapsula me lëngje ngjitëse që automatikisht mbushin hapësirat e krijuara nga gërvishtjet e ndryshme.Innerexile prodhon mbrojtëse të tilla për MacBook ,iPhone 6 , 6s, 6 Plus si dhe 6s Plus.Video tregon se si gërvishtjet në ekranin e një iPhoni ndreqen në 30 sekonda.
/Oranews.tv/