Iphone 6, kinezët të çmendur pas telefonave fallco
Më datë 25 shtator, pritet të dalë në shitje në dyqane modeli më i fundit i Apple, iPhone në Kinë por tashmë shqetësim sidomos në Kinë mbetet shitja në treg por edhe në dyqane e telefonave të tillë fallco por në dukje krejt origjinal me iPhone.Në jug të qytetit kinez, Shenzen, në një qendër teknologjike, shiten telefonat celularë iPhone 6S, krejt lirisht, madje janë po të njëjtat tregtohen ilegalisht edhe në vende të tjera të botës.Në një prej këtyre dyqaneve, një blerëse, e ndjekur nga kamerat e Reuters, bleu një telefon të tillë. Rruga deri atje zgjati gjysmë ore.iPhone 6S në dyqan dhe jo në treg të zi, kushtoi 580 yuan kinezë apo 91 dollarë amerikanë në një kohë që cmimi real i një iPhone 6S origjinal i kompanisë Apple, është 6088 yuan apo 955 dollarë. Ngjyra gold është e njëjta, autentike, me gërmën "S" të gdhendur nga pas.Sistemi i instaluar në këtë telefon është Android. Por pas përdorimit të disa minutave, është mëse e kuptueshme që telefoni nuk është i cilësisë së Apple, është i ngadaltë dhe fotot janë jo të pastra.Shitësit, të cilët refuzojnë të flasin përpara kamerave, edhe vetë e pranojnë se kjo që bëjnë është mediokre por ndërkohë në më pak se një javë, kanë shitur më shumë se 100 copë dhe pa u shqetësuar nga askush.Disa konsumatorë kinezë, sic është 22 vjecari Zheng Zhuangjian, i cili punon si shitës i produkteve Apple dhe vetë përdorur telefonin iPhone 6, tha se njerëzit kurrë nuk do të blinin telefona fallco por së fundmi në Kinë kjo është moda më e fundit, thjesht për të pasur domosdoshmërisht një iPhone 6."Mendoj se ata njerëz që janë keq nga paratë dhe dua të kenë një iPhone 6S, shkojnë në këto dyqane për të blerë një tel fallco. Dhe pse mos ta blejnë kur ai është 99.9% i ngjashëm me telefonin origjinal. Dhe më pas kjo gjë varet nga blerësi. Unë vetë nuk do ta blija kurrë. Nëse mbështet fallcon sado e mirë të jetë, do të thotë se po lëndon dhe po përdhos telefonin e vërtet" tha Zheng.Jashtë kësaj qëndre tregtare, rreth 1 km më larg, mund të gjesh plot 30 dyqane me produkte Apple, me një logo të madhe në krye të saj.Ajo cka të bën përshtypje është tabela e parë në derë: "Dyqan i autorizuar për të shitur produkte Apple", me nënpunës të veshur me uniforma blu dhe me tavolina druri ku reklamohen produktet, mes tyre edhe iPda apo iËatch.Një banor lokal, 40 vjecari Mark Li, thotë se pas kaq shumë vitesh në Kinë, ende logoja e Apple arrin të tërheq mijëra të rinj."Shumë njerëz, sidomos ata të moshave 20-30 vjec, e pëlqejnë vërtet Apple. I tërheq logoja e saj. Kur shohin dyqane apple, të të gjitha produkteve të tyre, menjëherë hyjnë brenda dyqaneve. Edhe nëse në këto dyqane, që nuk shesin produkte origjinale, që në kinë janë të shumtë, sërish i blejnë sepse për ta ka rëndësi logoja. Me apple, ata mendojnë se kanënjë status të vecantë. Fytyra, statusi është shumë i rëndësishëmpër shumë njerëz" thotë Li.Në shumë dyqane në Kinë, shiten realisht iPhone origjinalë ndërsa në Hong Kong dhe në cdo dyqan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konsumatorët i blejnë vetëm origjinalë, madje qëndrojnë në rradhë për javë me rradhë, për ta patur në duar.Disa dyqane, madje i dyfishojnë cmimet, për ata që duan domosdoshmërisht të blejnë të parët këto Iphonë.Blerësit, që kanë porosit nga kompania Apple, telefonin e ri iPhone 6S plus, tashmë do të duhet të presin plot 4 javë për ta patur në dorë ndërsa për iPhonë 6S presin vetëm 2 javë.Në Kinë në fabrika muajt e fundit, prodhohen në sasi të mëdha telefona fallco, me logo të Apple e pothuajse origjinalë. Njëri prej punëtorëve të kësaj fabrike, që nuk pranoi të flasë për kameran, e mohoi faktin se këto telefona do të hidhen në treg. Ndërsaa për tregtarët e rrugës, shitja kudo e telefonave të falsifikuar, është më e zakontë. Në Hong Kong turistja e huaj, maggie Tsang thotë se është shokuar nga telefonat fake, fallco që shiten atje kudo, në cdo cep të qytetit."Është vërtet shokuese por mendoj se kjo është kultura e këtij vendi. Këto dyqane na bëjnë që të humbasin besimin dhe në këtë mënyrë as nuk na shkon më në mendje të blejmë një telefon këtu, sepse me shumë gjasa do të jenë fallco".Kompania Apple ka plot 22 dyqane në Kinë dhe mendohet se për shkak të kërkesave të larta për këto produkte, deri në 2016 numri do të rritet deri në 40 të tillë.Vetëm për tremujorin e tretë të këtij viti, kompania Apple në Kinë ka dyfishuar të ardhurat e saj nga shitjet atje, në 13 miliardë dollarë.Kompania ka arritur të rrëmbejë 11% më shumë të fitime në tregun e telefonave celularë, me mbi 12 milionë dërgesa dhe porosi online, përmes internetit./oranews.tv/