HTC akuzon Apple për vjedhjen e ideve

Duket se beteja midis Apple dhe HTC sa vjen dhe bëhet më e ashpër.Firma taivaneze ka deklaruar se ishte ideja e parë e saj që të krijonte një veshje prej metali për telefonat celularë dhe se Apple po i vjedh mënyrën e dizenjimit.Komentet erdhën si përgjigje ndaj akuzave se HTC One a9 është një kopje identike e iphone 6.“Ne nuk po kopjojmë. Ne krijuam një veshje unike metalike për telefonat tanë që në 2013. Është Apple që po kopjon dizajnin e prapëm metali, ” – është shprehur presidenti aziatik i HTC Jack Tong.HTC One A9 është modeli më i fundit i firmës telefonike i cili u prezantua të martën e kaluar.2D99569E00000578-3286547-image-a-67_1445619544011 2D99553700000578-3286547-image-a-53_1445618779330/Oranews.tv/