Apple “njeh” Kosovën

Apple ka 'njohur' edhe zyrtarisht shtetin e Kosovës, duke shtuar flamurin e shtetit tonë në emojit e flamurave në tastierën e iOS 9.Apple lansoi sonte sistemin e ri operativ iOS 9, të cilin mund ta shkarkojnë tashmë të gjithë përdoruesit.iOS 9 ka sjellë shumë risi të reja në pajisjet e Apple, duke shtuar veçori interesante, ku ndryshimi më i madh është shkrimi, tabelat e reja për mbylljen e aplikacioneve, imazhe të reja për sfond, një mod për ta ruajtur energjinë e baterisë dhe më shumë.Por, iOS 9 ka sjellë edhe një risi tjetër në emoji, ku në listën e flamujve të shteteve të botës ka shtuar edhe flamurin e Kosovës, duke ‘njohur’ kështu shtetin tonë.auto_Screenshot_1291442438591Marrë nga: Zëri