Facebook fshin folderin “Other”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2015, 22:01
Nuk jeni të sigurt se për çfarë bëhet fjalë? Mos u shqetësoni sepse vetëm një pjesë e përdoruesve të Facebook e kanë përdorur këtë opsion.“Other” është folderi ku grumbullohen të gjitha mesazhet që na vijnë nga persona të huaj dhe që nuk i njohim.“Po e fshijmë folderin Other dhe po ju japim mundësinë të pranoni ose të injoroni kërkesa të reja pa i lënë ata të kuptojnë që ju e keni lexuar mesazhin e tyre,” – u shpreh për CNN zv. Presidenti i Facebook David Marcus.Kjo nënkupton që të gjithë mesazhet nga miqtë dhe kontaktet tuaja do vijnë si zakonisht kurse nga persona të huaj do ju shfaqet opsioni për ti pranuar ose jo.Ndryshimi i bërë në rrjetin social është pjesë e strategjisë për tu forcuar në komunikimin telefonik. /Oranews.tv/