IPhone 6s dhe 6s Plus, "të çmendurit" e Apple, prej orësh në rradhë
Modelet e reja të kompanisë Apple, iPhone 6s dhe 6s Plus ka shënuar një boom shitjesh në Kinë, tregu më i madh botëror për shitjet e telefonave celularë.Vetëm në këtë fundjavë të parë, analistët presin që të shiten vetëm në Kinë, 12-13 milionë njësi, në rritje nga 10 milionë të një viti më parë, kur u lancua fillimisht telefoni iPhone 6's.Pas ridizajnimit të vitit të shkuar, kur Apple vendosi të zmadhojë ekranin e iPhoni-t si dhe shtoi opsione të tjera, tashmë me iPhone 6s dhe 6s Plus, shfaqen krejt ndryshe dhe dukshëm më të përmirësuar.Telefonat e rinj, të cilët janë në të njëjtën madhësi si modeli i vitit 2014, ka kamerë të përmirësuar dhe prekje 3D, një teknologji më të avancuar, rezistente pavarësisht gjithckaje mund ti ndodhë ekranit.Një Pekin, 24 vjecari Zhang Yubo adhurues i iPhonave, shprehu lumturinë e tij për produktin e tij."Kam qënë gjithnjë shumë i emocionuar për cdo produkt që apple ka hedhur në treg. Kam disa orë që pres në rradhë. Jam shumë i emocionuar. Mezi pres të kem në dorë telefonin e ri iPhone" tha Zhang.Mes të parëve që duan të blejnë këtë telefon të ri, është edhe 35 vjecari Hao Ran, i cili tha se ka në shtëpi telefonat e cdo gjenerate të Apple dhe cdo produkt tjetër të saj."Kam ardhur shumë herët këtu. Jam shumë i lumtur edhe pse po qëndroj në rradhë. Telefonat Apple janë shumë të mirë, unë kam vite që i përdor"."Unë personalisht i besoj Apple. Të gjitha pajisjet në shtëpinë time janë Apple. Mendoj se apple edhe në të ardhmen do të nxjerrë në treg produkte me një sistem të përmirësuar" thotë Xia.Në Hong Kong, qindra persona qëndrojnë në rradhë për të marrë iPhonat e tyre, të cilat i kanë porositur më herët përmes internetit, ndonëse jo të gjithë janë fansa të Apple.Disa klientë janë aty për të shitur produktet e tyre apple. Psh Jenn Choë, një studente që ka blerë pak muaj më parë një iPhone 6s ngjyrë ari, tha se do të shesë telefonin e saj pothuajse të ri, që të ketë disa para në portofol."Dua thjesht ta shes telefonin tim iPhone 6s, nuk dua të përfitoj aq para sa e kam blerë por nuk e dua më" tha ajo.Cmimi fillestar për iPhone 6s dhe 6s Plus, është 199 - 299 dollarë nëse blerësi nënshkruan edhe një kontratë 2 vjecare me shërbimin telefonik dhe brenda kësaj fundjave do të nisë shitjet edhe në Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Japoni, Zelandën e Re, Puerto Riko, Singapor, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kështu në Sydnej, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm dhe temperaturave gjithnjë në rënie, qindra persona qëndrojnë në rradhë në dyqanet e Apple për të blerë produktin e ri.Edhe këtu, në krahasim me një vit më parë, pritet që shiten të jenë 2-3 fish më të larta.Në San Francisko, Londër e Sidney, mijëra klientë, kryesisht të rinj, kanë porositur telefona të rinj.Një ndër të parët në rradhën e pritjes, në dyqanin e Apple në Sidney, është Lucy Kelly, e cila ka porositur përmes internetit."Më pëlqen telefoni ri. Ka një kamerë fantastike" thotë kelly."Përmes tyre mund të filmojmë video për YouTube, pasi ciëlsia e kameras është fantastike" tha fansi i youtubit Keaton Keller, i cili ka udhëtuar drejt Sidneyit nga Cikago, vetëm për të blerë ndër të parët iPhonin e ri."Jam vërtet shumë i emocionuar. Jam një fans i madhi telefonave iPhone sepse janë të fortë, kanë ekran të fortë, ndaj mendoj se kam arsye për të qënë i lumtur" thotë një tjetër klient, Haron Noëabi.Që nga viti 2007, kur për herë të parë lancoi në treg telefonin celular iPhone, Apple ka pushtuar tregjet botërore.Pas ditësh të tëra në pritje, Kelly thotë se do të jetë e para që do të ketë në dorë iPhonin e ri./oranews.tv/