Vajza me zemrën jashtë kraharorit nuk supozohej të lindte, sot është 6 vjeç

Një vajzë e vogël, që sipas mjekëve as nuk do të vinte në jetë, është sot 6 vjeç dhe nuk ka reshtur së luftuari për jetën e saj.Vajza me origjinë ruse, Virsaviya Borun-Goncharova, jeton në jug të Floridas, SHBA, me mamanë e saj, Dari-n, për t’u kuruar.Ajo vuan nga një gjëndje e rrallë kongjenitale që i ndodh afërsisht 5.5 personave në 1 milionë.Sëmundja ndryshon në individë të ndryshëm. Në rastin e Virsaviya-s, zemra dhe zorrët e saj qëndrojnë në pjesën e barkut, jashtë kraharorit, të mbuluar vetëm nga një shtresë e hollë lëkure.6-vjeçarja, për të cilën po mblidhen fonde për financimin e trajtimit të shtrenjtë, gjeti një mjek në Boston që u tregua i gatshëm ta operonte, por aktualisht një gjë e tillë është e pamundur, thotë ai, sepse ka presioni i gjakut është shumë i lartë.Sipas mjekëve, kur gjëndja e saj të stabilizohet, Virsaviya do të mund të operohet por ndërkohë duhet të vazhdojë të luftojë me vendosmëri.Në një intervistë për NBC, vogëlushja tha: “Unë e di pse e kam zemrën jashtë kraharorit, sepse Jezu Krishti dëshiron të tregojë që mund të bëjë gjëra të veçanta për mua”.20151101_110113_Virsaviya1234 20151101_110113_Virsaviya123 20151101_110113_Virsaviya12 20151101_110113_Virsaviya1 20151101_110113_Virsaviya