Tërhiqet Lawrence, deklarata për diskriminimin gjinor ishte autokritikë
Aktorja Jennifer Lawrence pak kohë më parë, kundërshtoi pabarazinë gjinore në lidhje me pagën në Hollywood, por me sa duket është tërhequr disi nga deklaratat e saj. Së fundmi, aktorja fituese e çmimit Oscar është shprehur se reagimi i saj ishte më shumë një autokritikë, që në të ardhmen të ndjehet më e sigurt për vetën.“Unë kam qenë paragjykuese dhe nuk kam luftuar aq sa edhe meshkujt për të arritur një marrëveshje të mirë,” – tha Lawrence , gjatë një konference shtypi në Los anxheles, për filmin e saj të fundit "The Hunger Games: Mockingjay - Part 2."Muajin e kaluar, aktorja publikoi një letër të hapur, ku shprehej kundër diskriminimit gjinor për pagesën në Hollyëood. Aktorët meshkuj në Hollyëood paguhen miliona dollarë më shumë se sa koleget femra. Në letrën e saj, Lawrence shprehej se gjithmonë, për çështjen epagesës, ajo ishte konsideruar si e “llastuar”. Këto lloj etiketimesh më kanë penguar që të luftoja më shumë për një pagë më të lartë, por tashmë kjo kohë ka marrë fund.”Sipas Lawrence , kolegët e saj Bradley Cooper, Christian Bale dhe Jeremy Renner në filmin "American Hustle", arritën me këmbëngulje që të merrnin pagën që dëshironin dhe madje u vlerësuan për këtë gjë.“Unë shpresoja që mediat ta kuptonin mesazhin, kur unë fola për frikërat e mia, mënyrën si më cilësonin, apo si dukem para njerëzve që më paragjykojnë, tha Laërencë gjatë konferencës.Ky ishte një keqkuptim tha aktorja, dhe se nga interpretimi i atij mesazhi, ajo u cilësua si “shejtane”, por nëse këtë deklaratë do ta kshte bërë një nga kolegët e saj, nuk do të quhej aspak “shejtan”.25-vjeçarja, Jennifer Lawrence , vitin e kaluar u shpall so aktorja më e paguar nga revista Forbes, dhe të ardhurta e saj nga filmit shkonin në 52 milionë dollarë. Ajo njihet si një nga aktoret që negocion hapur për pagesën e saj në Hollyëood. Deklarata e aktores për diskriminimin gjinor në paga erdhi pas sulmeve kibernetike ndaj “Sony Pictures Entertaiment”, ku përveç emaileve të shkëmbyer mes ekzekutivëve të lartë, u publikuan të dhënat edhe për pagat e aktorëve, dhe se si ende aktoret fitojnë më pak se kolegët e tyre meshkuj. Lawrence ishte paguar milona dollarë më pak se sa kolegu i saj, Bradley Cooper në filmin “American Hustle”.