Mjacaj rrëfen para gjykatës: Si e vrava çiftin çek. Përlotet dhe kërkon mëshirë

Sokol Mjacaj ka kërkuar mëshirë përpara trupës gjykuese dhe u ka kërkuar falje familjarëve të 2 turistëve çekë të vrarë në korrikun e këtij viti.Në dëshminë përpara togave të zeza, Mjacaj deklaroi se kishte dalë për të kryer grabitje dhe jo për të vrarë njeri. Vrasja e Michael Svatos, 27 vjeç, ka ndodhur nga frika se ky i fundit do t’i rrëmbente armën dhe do qëllonte ndaj tij, ndërsa Anna Kosinoven, 36 vjeçe ai deklaroi se e ka qëlluar aksidentalisht dhe pa dashje.Paraditen e 3 korrikut Sokol Mjacaj kishte qëndruar në shtëpi së bashku me të atin. Më pas:“Rreth orës 14:00 i thashë babait se do të shkoj në Bjeshkë për qejf.  Kam marrë armën pasi kisha vendosur të grabisja turistët.Kam dalë në rrugë dhe kam pritur nja 2 orë e 30 minuta. Nga fshati Bregu i Lumit po vinte një fuoristradë. I dola përpara. Ishin dy turistë. Armën e kisha në një çantë të tejdukshme. Me shenja, pasi nuk di anglisht, u kërkova të më çonin deri tek Ura e Mesit. Më thanë se nuk kishin vend. Por unë hipa prapa pas pasagjeres . Shoferi ka dalë nga makina dhe më kërkoi të zbrisja në tokë. Pasi zbrita shoferi përplasi derën dhe hipi sërish në makinë. Unë drejtova armën në ajër, jo drejt tij dhe qëllova 2- 3 herë për ti trembur dhe i zbrita nga makina. I mora celularin që kishte vajza për të mos njoftuar policinë. Më pas hipa në makinë me ta."Armën e kam pasur të mbushur dhe e mbaja në drejtim të shoferit. U nisëm drejt Shkodrës. Vajza më kërkoi disa herë që ta ulja armën pasi shoferi nuk mund të ngiste makinën me armë pas koke. U nisëm dhe vijuam rrugën deri në Prekal.  Sa dolëm në rrugën me asfalt shoferi nisi të ecte me shpejtësi E pyeta nëse kishte ndonjë problem pasi vajzës po i fliste dhe në ato moment ajo vuri rripin e sigurimit. Unë nuk kuptoja sepse nuk dija gjuhën por i flisja me shenja. Në dalje të fshatit Prekal frenoi dhe tentoi të sillet drejt meje. Nga frika e vrava.Në momentin e përplasjes e makinës, se ra makina, vrava pa dashje vajzën. Pyetje: Si e vrave pa dashje?Kur makina ishte në rrokullisje poshtë mu shkrep arma dhe e vrava pa dashje. Më pas kam dalë nga makina nga xhami i derës së makinës. Më pas kam hipur sipër rrugës dhe ka shkuar në drejtim të Prekalit.Atje pashë një djalë me motor dhe i kërkova të më çonte deri tek Ura e Mesit. Atë ditë kam pasur të veshur një triko të verdhë dhe një palë xhinse. Isha bërë pak me gjak në gju e poshtë por nuk u lëndova nga rrokullisja e makinës.Hipa në motor dhe shkova në vendin e ngjarjes.Djali i motorit më pyeti pse isha me një atlete, i thashë se më kishte humbur në kanalin me ujë . Djali nuk më tha asgjë.  U ndaluam tek vendi i ngjarjesDjali më tha se kishte ndodhur një aksident, dhe unë i thashë: Po pra paska ndodhur aksident. Qëndrova 2- 3 minuta të shikonim dhe më pas u nisa në drejtim të Shkodrës. Tek Ura e Mesit u ndava dhe i hipa një makine rasti dhe u nisa drejt në Hot të Ri. Atë natë fjeta aty. Të nesërmen shkova në Shkodër. Telefonin e tyre e kisha në xhep. Atë natë qëndrova në Grudë dhe aty më arrestoi policia. Djalit që më mori me motor nuk i thashë emrin tim të vërtetë. [caption id="attachment_609996" align="alignnone" width="639"]Ne foto: Sokol Mjacaj ne Gjykate Ne foto: Sokol Mjacaj ne Gjykate[/caption]I perlotur Mjacaj kërkon mëshirë[caption id="attachment_610097" align="alignnone" width="639"]Ne foto: Momenti kur Sokol Mjacaj preket Ne foto: Momenti kur Sokol Mjacaj perlotet[/caption]I përlotur 20 vjeçari i cili humbi nënën e tij 3 vjet më parë kërkon mëshirë, por dhe falje familjarëve të Michael Svatos dhe  Anna Kosinoven.“Unë nuk isha nisur për ti vrarë. Doja vetëm ti merrja ata lekët që kishin me vete. Jam 20 vjeç nuk kam punë as të ardhura. Nëna ka tre vite që më ka vdekur. Babën e kam invalid.  Vëllai im 17 vjeç kujdeset për babin tim. Mendova ti dilja përpara turistëve për ti marrë ndonjë lek" thuhet në letrën që Mjacaj kishte përgatitur të lexonte para gjyqit.Dëshmitarët Në seancën e radhës ndaj Sokol Mjacaj ku u pyet edhe njëri nga dëshmitarët, pasi tjetri rezultoi se ishte larguar drejt Francës. Trupi gjykues i ka kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve për një dëshmitare, konkretisht Pëllumb Hilën i cili sipas togave të zeza ka ndryshuar dëshminë në gjykatë. Tashmë pritet që prokuroria të japë konkluzionet përfundimtare për Sokol Mjacajn i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale të Vjedhjes me pasoje vdekjen dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit.Sokol Mjacaj ka kërkuar gjykim të shkurtuar por gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e tij./Oranews.tv/