Kërkohej nga Italia për grabitje në bashkëpunim, arrestohet në Morinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2015, 22:37
Policia kufitare vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.Kristian Bibaj, 35 vjeç, banues në Klos të Matit u ndalua në pikën doganore të Morinës.Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata Bergamo në Itali ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Grabitje në bashkëpunim” dhe maksimumi i dënimit është 10 vjet burg.Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimin në Itali.Policia kufitare e Morinës bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dy persona në kërkim ndërkombëtar.