Kërcënon të hidhet nga tarraca e pallatit, 14-vjeçarja mban 1 orë në këmbë policinë
Një 14-vjeçare ka alarmuar për më shumë se një orë me radhë banorët e lagjes 17 në Korçë dhe autoritetet policore, duke kërcënuar se do të hidhej nga tarraca e një pallati 8 katësh.Menjëherë në vendngjarje u ngrit grupi i posaçëm policor, të cilët të ndihmuar edhe nga punonjës të Shërbimit Social arritën të negociojnë me adoleshenten S.C, duke e zbritur nga tarraca.Policia e Korçës raporton se shkak i këtij veprimi ishte një mosmarrëveshje që 14-vjeçarja kishte pasur me të ëmën.“Vajza S.C, 14 vjeç arriti të shpëtoje falë negociatave të Policisë, Shërbimeve Sociale, psikologes dhe miqve të saj.Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta” bëri me dije policia.[caption id="attachment_608947" align="alignnone" width="639"]
Ne foto : 14 vjeçarja qe kercenoi të hidhej nga pallati[/caption][caption id="attachment_608962" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : 14 vjeçarja sipër taracës[/caption][caption id="attachment_608957" align="alignnone" width="609"]
Ne foto : Grupi i policise dhe zjarrefikesve[/caption][caption id="attachment_608958" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Forcat e policisë në vendngjarje[/caption][caption id="attachment_608959" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Ekipi i shpetimit[/caption][caption id="attachment_608960" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Ekipi i shpetimit[/caption]/Oranews.tv/