La Amerikën në 2009 për t’iu bashkuar PD, sot në garë për kreun e FRPD

28-vjeçari, Belind Këlliçi, në vitin 2009 pas studimeve disa vjeçare la Amerikën për t’iu bashkuar strukturave dhe departamenteve drejtuese në Partinë Demorkatike. Sot ai ka vendosur që të heq dorë nga gjithë organizmat, duke marrë përsipër sfidën për të drejtuar Forumin Rinor Demokrat.Belind Këlliçi, dy javë më parë u dorëhoq nga Drejtor i Departamentit të ish- tën Përndjekurve Politik, për të garuar i barabartë mes 6 të rinjve të tjerë, për kreun e Forumit Rinor Demokrat.Këlliçi: Belindi para 10 ditësh i kishte të gjithë ofiqet partiake sepse isha anëtar i Kryesisë në një moshë fare të re dhe kisha një pozicion mjaft komod. Kam dhënë vullnetarisht dorëheqjen dhe i kam lënë të gjitha këto dhe sot jam një anëtar i thjeshtë i Forumit Rinor pikërisht për të garuar i barabartë, për të bërë një garë model dhe për të dhënë një kontribut në gjykim tim, shumë të domosdoshëm në këto momente për forumin.Këlliçi shprehet i angazhuar dhe dëshirëplotë për të dhënë kontributin e tij në ringritjen e forumit rinor. I ka të qartë objektivat nëqoftëse ai do drejtojë nesër forumin.Këlliçi: Nën drejtimin tim në Forumin Rinor në radhë të parë të ngrihet një sistem meritokracie, ku secili prej të rinjve të ecë në karrierën e tij brenda kësaj organizate bazuar mbi meritat e tij, bazuar në kontributin e tij ose të saj personal. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një bashkim vlerash dhe kontributesh ndër vite, historia në Forumin Rinor nuk do të nisë me Belind Këlliçin dhe nuk do të përfundojë me Belind Këlliçin.Kanë qenë shumë të rinj dhe të reja para meje që kanë dhënë kontributin e tyre në vite dhe kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm për PD dhe vetë forumin, sikurse do të jenë të tjerë njerëz që do të vazhdojnë këtë rrugë kaq të bukur pas meje. Duhet gjetur një figurë drejtuese e Forumit Rinor, i cili në gjykimin tim duhet të vijë se s’bën brenda radhëve të PD, duhet të ketë ndjekur një sistem karriere brenda PD, për të pasur të mundur më pas vlerësimin objektiv të çdo kontributi të të riu apo të reje, për të ngritur këtë sistemin e meritokracisë që po flasim dhe për ti bashkuar të gjithë energjitë në një.E konsideron veten produkt të strukturave të Partisë Demokratike dhe kjo ia shton besimin në fitore.E në nëqoftëse kjo bëhet e mundur, premton se të rinjtë do jenë pjesë e vendimarrjes së demokratëve.Këlliçi:Kam ngjitur postera, kam bërë sondazhe derë më derë, punë që ne e bëjmë për herë. Kam shpërndarë fletëpalosje, kam qenë anëtar në komisione votimi, komisone numërimi dhe praktikisht vij nga strukturat e PD dhe i di të gjithë punët që të rinjtë bëjnë. Zëri i të rinjve demokratë duhet të jetë shumë i fuqishëm në të bërit opozitë në këtë vend dhe në vendimarrjen e PD-së.belind /Oranews.tv/