AKP e Erdogan formon qeverinë e vetme, Davutoglu thirrje për Kushtetute te re

Partia për Zhvillim dhe Unitet ose AKP duket se arriti qëllimin e saj, qeverisjen një partiake.Kur  janë numëruar të gjitha votat, partia e themeluar nga Presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan ka arritur të marrë 49,41 % të votave, ose 3 milion më shumë se zgjedhjet e shkuara, të mjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare.Kryeministri, Ahmet Davutoglu, shpalli fitoren para mijëra mbështetësve, ku ka falenderuar të gjithë për votën e tyre.Para selisë së AKP-së në Ankara, nën qiellin e ndriçuar nga fishekzjarret, ai u bëri thirrje  partive politike të Turqisë të punojnë sëbashku për një Kushtetutë të re, e cila do të plotësonte ambicien e re të Erdogan për më shumë kompetenca ekzekutive të Presidentit."U bëj thirrje të gjitha palëve që hyjnë në parlament për të formuar një Kushtetutë të re civile kombëtare”, deklaroi gjatë fjalës së tij para mijëra mbështetësve, duke shtuar se do të luftojë për sigurinë dhe lirinë e Turqisë.E dyta, me 25.38 %  të votave është pozicionuar partia më e madhe opozitare CHP, kurse partia pro kurde HDP ka kaluar pragun me 10.70 % të votave.Menjëherë pas rezultateve të para, qindra persona të komunitetit kurd në Dijarbakir kanë protestuar dhe janë përleshur me forcat policore të cilat hodhën gaz lotësjellës ndaj protestuesve me argumentin se kurdët hodhën gurë dhe sende të forta ndaj tyre.Këto janë zgjedhjet e dyta në Turqi në 5 muaj, ku në votimin e qershorit AKP humbi shumicën absolute të cilën e gëzonte që prej 2002.Për presidentin Erdogan këto zgjedhje dhe fitorja e partisë së tij janë një shans për të vendosur stabilitetin në një kohë tensionesh me militantët kurdë dhe shpërthimeve të shumta me vdekje. Kurse kritikët i frikësohen rritjes së autoritarizmit të tij.Megjitahtë objektivi i deklaruar i Erdogan nuk është vetëm shumica absolute parlamentare, por edhe ndryshimi i sistemit nga parlamentar në presidencial.Parlamenti i Turqisë përbëhet nga 550 vende gjithsej, për të formuar qeverinë duhen 276, ndërsa shumica e cilësuar me 2/3 ose 367 depuetët mund të ndryshojë Kushtetutën.Në këtë pikë, miratimi i mbajtjes së një referendumi për ndryshimet kushtetuese kërkon 330 deputetë.Gjithsesi Turqia ndodhet në situatën më delikate të këtyre viteve, ku që pas zgjedhjeve të muajit qershor është thyer armëpushimi mes ushshtrisë turke dhe militantëve kurd dhe në veri të Irakut.Kjo ka shkaktuar trazira dhe sulme në të cilat janë vrarë më shumë se 150 persona.