Tualetet publike, qytetarët: Të rikthehen ato të para viteve ‘90
Prej disa kohësh bashkia e Tiranës ka ngritur disa tualete publike të lëvizshme në disa pike kyçe, aty ku edhe lëvizja e qytetarëve është më e madhe. Ndonëse e quajnë një investim të domosdoshëm, qytetarët shprehen dyshues për funksionimin e tyre apo edhe higjenën. Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës konfirmoi për Ora News se ka në plan ngritjen e disa tualeteve të tjerë publik në kryeqytet.Prej më shumë se 2 muaj, Tirana nuk është më kryeqyteti i vetëm në Europë pa tualete publike.Bashkia e Tiranës ka ngritur disa banjo publike të lëvizshme në disa zona kyçe në kryeytet, aty ku edhe densiteti i lëvizjes është më i lartë, tek Pedonalja, Piramida, Parku Rinia dhe Pallati i Kongreseve.Por kur janë ndërtuar për herë të parë tualetet publike dhe çfarë ndodhi me to pas viteve ‘90?E moshuara: Ka pasur këtu banjo publike, por i kanë prishur. Tani i kanë vënë provizore, mirë por nuk shoh njerëz që të shkojnë.E moshuara: Kishte një aty që e kanë bërë parking, ishte një tek qendra, tek kinema “Partizani”, kishte gjithë ato por i morën dhe i prishën. Pse duhet t’i prishnin ato?Gruaja: Kudo ku ka pasur grumbullime njerëzish, banjo publike kishte. Tani nuk ka.Për qytetarët bëhet edhe më e vështirë kur bëhet fjalë për tualete ndarëse mes burrave dhe grave, kjo pasi këto objekte nuk i kanë.Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës ka një plan konkret për pajisjen e kryeqytetit me më shumë tualete publike edhe në pjesët periferike të kryeqytetit.
/Oranews.tv/