Gianni Pitella shpallet sot “Qytetar Nderi i Tiranës”: E ardhmja e Shqipërisë në BE
Europarlamentari italian, Gianni Pitella, njëherësh dhe President i grupit politik të Socialistëve e Demokratëve në Parlamentin Europian pak orë para vizitës së tij në Tiranë ka deklaruar për mediat italiane se "e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian".Në një intervistë dhënë për të përditshmen "La Gazzeta del mezzogiorno", Gianni Pittella është shprehur se "ndjehet mjaft i nderuar dhe i kënaqur që në Tiranë do të vlerësohet "Qytetar Nderi" duke marrë çelësat e këtij qyteti për impenjimin e tij politik në favor të Shqipërisë."Europarlamentari italian shumë herë është shprehur publikisht në favor të pranimit të Shqipërisë në BE.Një vit më parë në funksionin e zëvëndës.Presidentit të Parlamentit Europian ai mbështeti fort me rezultat pozitiv praninim e Shqipërisë me statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian."Populli shqiptar, shprehet ai, më pëlqen shumë, e duhet ndihmuar për ta fituar këtë sfidë. Dalëngadalë komuniteti shqiptar e qeveria po realizojnë objektivat e progesit, si lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike e kohezioni social, që janë dhe kërkesat e Bashkimit Europia për ta pranuar.""Edhe pse kemi vendosur një tip moratoriumi që nuk lejon deri më 2019 hyrjen e asnjë vendi në BE, ne po punojmë që Shqipëria (më pas janë dhe Maqedonia e Serbia) deri më atëherë mund të aderoj në BE."Përsa i përket pyetjes se nga pikëpamja historiko-gjeografike do të kishte më sens pranimi i Shqipërisë në BE sesa i Turqisë, italiani Pitella u shpreh se mendon se “Turqia duhet të ketë një sjellje koherente e jo të jetë objekt i shtysave sipas humorit. Mendimi im , tha ai, ka qënë gjithnjë pozitiv, por dhe i kujdesshëm ndaj temës së të drejtave të njeriut, lirisë së informacionit, respektit ndaj minorancave, përfshirë dhe atë kurde; ndërsa nga ana tjetër ka pasur gjithmonë një sjellje lëkundëse.. Këto ndryshime të papritura nuk bëjnë mirë. Duhet lënë hapur rruga e konfrontimit, por me nevojën rigoroze për të respektuar disa parametra”."Një tjetër temë që do të diskutoj në Shqipëri”, u shpreh europarlamentari Pitella, do të jetë dhe tema e refugjatëe.“Vendet ballkanike janë rruga e tranzitit për të mbërritur më pas në Gjermani e Suedi. Apeli im është për një aftësi mikpritje e trajtim dinjitoz ndaj refugjatëve, si dhe një bashkëpunim maksimal mes vendeve përgjatë rrugës ballkanike. Rruga e ndërtimit të mureve nga një vend në tjetrin nuk na çon askund”, tha ai.“Pra vetëm bashkëpunim, por dhe ndihmë financiare nga ana e BE".