OSBE- KBR, bashkëpunim më i mirë për sfidat e rajonit

Rrugët dhe mënyrat për një bashkëpunim më të mirë u diskutuan në Vjenë mes OSBE dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. (KBR),Sekretari Përgjithshëm i KBR-së, Goran Svilanovic, theksoi prioritetet që Këshilli ka sidomos në rritjen ekonomike, konkurrueshmërinë dhe papunësi.Svilanovic, thekosi se qeverisja e mirë është elementi kryesor për rritjen ekonomike."Jemi përqëndruar në përmirësimin e shërbimit publik, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe antikorrupsionin në Europën Juglindore".z. Svilanovic nënvizoi rëndësinë e gjyqësorit veçanërisht në betejën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin rajonal në këtë pikë dhe çëshjet që lidhen me menaxhimin e migrimit.Përmbytjet dramatike, në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi, vitin e kaluar, janë ilustrim i gjallë i efekteve të ndryshimit të klimës.Sekretari i KBR’së, theksoi se Këshilli është fokusuar në pasjen e një qëndrimi të orkestruar, në vend të përpjekjeve individuale të vendeveZ. Svilanovic, paraqiti punën e KBR në fushën e sigurisë dhe veçanërisht përpjekjet për të zhvilluar një platformë rajonale për përballimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në bashkëpunim me BE dhe SHBA.Prezantimi i aktiviteteve të KBR-së në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, është pjesë e praktiës së pasqyrimit të punës në organizatat ndërkombëtare/Oranews.tv/