Doni të humbisni në peshë? Numëroni kafshatat

Harroni të numëroni kaloritë, tanimë ekziston një trend i ri për tu dobësuar.Ekspertët iu sugjerojnë të numëroni kafshatat .Nga studimet e kryera ata që numëruan kafshatat sa herë që hanin përgjatë një muaji ,humbën afërsisht 2 kg .“Eksperimentet treguan thjesht atë që ne të gjithë dinim,të konsumosh më pak ushqim bën një diferencë në peshën trupore,”- u shpreh Dr Josh West nga Universiteti Brigham Young.Ai tha se në këtë mënyrë nuk po i shtyn njerëzit të vdesin nga uria por i keshillon ata të kontrollojnë sasinë e ushqimit që hanë më shumë se sa cilësinë e tij./Oranews.tv/