Harrojini dietat! Mos konsumoni sheqer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2015, 16:58
Shumë prej nesh ndjekin dieta nga më të ndryshmet për të qëndruar sa më në formë.Sipas ekspertëve nuk është nevoja të lodhemi kaq shumë pasi zgjidhja për të qënë më të shëndetshëm dhe për të shmangur sëmundjet është të mos konsumojmë sheqer.Përfundimi erdhi duke u bazuar në studimin e kryer me 43 fëmijë midis moshës 9 dhe 18 nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisco.Shkenctarët arritën të zbulonin se në vetëm 9 ditë pa konsumuar sheqer ata kishin një nivel kolesteroli dhe presioni gjaku më të favorshëm si dhe funksionim më të mirë të mëlçisë.Ata gjithashtu u shprehën se sheqeri është shumë i dëmshëm për metabolizmin në organizmin tonë, jo vetëm për shkak të kalorive por për ndikimin negativ në funksionimin e tij./Oranews.tv/