Familjet shqiptare prishin krushqinë, plagosen 9 persona

Dy familje shqiptare me banim në Breshia dhe Desenzano ishin protagonistët e një përleshjeje me thika dhe shkopa bejsbolli mes tyre.Shkaku i kësaj përleshjeje duket se ka qenë ndarja e fëmijëve ku kjo gjë solli dhe prishjen e krushqive.Një prej familjeve shkoi në shtëpinë e familjes tjetër shqiptare dhe aty nisi gjithë përleshja ku mbetën të plagosur nëntë persona, gjashtë meshkuj dhe tre femra.Pas përfundimit të përleshjes familja u largua nga shtëpia përpara se policia italiane të mbërrinte në vendngjarje.Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa Prokuroria ka nisur procedimin penal ndaj gjashtë burrave dhe tre grave./oranews.tv/