Anija kozmike ruse hyn në stacionin ndërkmbëtar hapësinor
Anija kozmike ruse “soyuz” ka dërguar me sukses anëtaret e ekuipazhit ndërkombëtar të austronautëve në Stacionin Ndërkombëtar hapësinor, një ditë pasi anija kishte manovruar me vështirësi përplasjen me mbeturinat hapësinore. Anija “soyuz” TMA-18M, në formën e një laborantori hapësinor me vlerë 100 miliardë dollarë, u nis të mërkurën nga Kazakistani drejt orbitës, me në bord komandantin rus Sergei Volkov, kozmonautin Aidyn Aimbetov dhe astronautin danez Andreas Mogensen.Anija tashmë është ankoruar me sukses në stacionin ndërkombëtar hapësinor, tha zyrtarisht prezantuesi i NASA. Pasi të hapen portat, tre anëtarët e ekuipazhit do të notojnë në stacion.Pas kërkimeve, ata do të duhet të rikthehen në tokë më 12 shtator dhe do të marrin me vete edhe një anëtar të katërt, kozmonautin rus Gennady Oadalka, i cili ka punuar në këtë stacion që prej muajit mars. Madje ai ka kaluar në këtë hapësirë plot 878 ditë, më shumë se cdo njeri tjetër.Një ditë më parë, ekspertët balistikë nga Kontrolli i misionit rus dhe agjencia hapësinore e SHBA-ve, NASA, i sugjeruan Soyuz të udhëtojnë me kujdes për të shmangur mbeturinat hapësinore.