Firmat elektronike krijojnë ekranet "e sigurta" për smartphone

Firmat teknologjike po dizenjojnë ekranet e sigurta për smartphone, pas frikës se ato na mbajnë zgjuar gjatë natës.Shkenctarët thonë se drita blu e çliruar nga pajisjet elektronike, sidomos kur jemi shtrirë për të fjetur na dëmton sytë dhe sjellin pagjumësi.Sipas tyre ajo ndikon në ritmin tonë kardiak ose ndryshe në çrregullimin e orës tonë biologjike të gjumit.Shkenctarë nga universiteti i Havardit dhe Penn State në Shtetet e Bashkuara shprehen se ata që përdorin smartphone ose tablet para se të flenë kanë një gjumë shumë më të parehatshëm se sa ato që lexojnë një libër.Ekranet e reja që do të dalin në treg së shpejti clirojnë një sasi më të vogël drite dhe nuk dëmtojnë sytë.Ato do të prezantohen nga firma të ndryshme elektronike si Philips, Asus, BenQ dhe ViewSonic në shfaqjen IFA që zhvillohet këtë javë në Berlin./Oranews.tv/