Meta: Bashkëpunimi me SHBA do të vazhdojë në kuadër të NATO-s

Në vijim të vizitës së tij në SHBA kryetari i kuvendit Ilir Meta është takuar me zyrtarë të nivelit të lartë në SHBA me kongresmenë amerikanë.Gjatë takimit me kongresmenin, z.Eliot Engel, zoti Meta mori vlerësime nga ai që e quajti mik të shqiptarëve për rolin e Shqipërisë në kontributin përkrah SHBA dhe NATO-s në përballimin e rrezikut të terrorizmit në shkallë globale.Kreu i kuvendit shqiptar tha se Shqipëria do të jetë në krah të SHBA për të përballuar sfidat globale .Ilir Meta : "Do të jemi përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballimin e sfidave globale. Terrorizmi mbetet një problem global dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në kuadër të NATO-s. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë me interes strategjik.”Në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë Kryetari i Kuvendit u takua me ish-sekretarin e "Homeland Security", Michael Chertoff me të cilin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes agjencive të inteligjencës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe e ftoi në Tiranë për të organizuar një forum rajonal për këto çështje.Më tej kreu i kuvendit shqiptar është takuar me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongres, Kongresmenin Pette Sessions, me të cilin ka diskutuar çështje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, rritjen e shkëmbimeve parlamentare dhe ofrimin i ekspertizës së Kongresit Amerikan për çështje të hartimit të ligjeve dhe zbatimit të kushtetutshmërisë. Në këtë takim është diskutuar gjithashtu edhe për reformat e rëndësishme që po ndërmerren në vend, veçanërisht reforma në drejtësi.Meta dhe Sessions kanë folur gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe, krizën e refugjatëve, situata në rajon ku edhe u theksua roli i Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe angazhimin që vendi duhet të marë për të dhënë kontributi në përballimin e krizës së refugjatëve.Kryetari i Kuvendit, është takuar gjithashtu me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan , kongresmeni Ed Royce, me të cilin u bisedua për çështje të politikes së jashtme dhe të sigurisë, roli i Shqipërisë në NATO dhe kontributi në misionet paqeruajtëse.Në takim u diskutua dhe për çështje të tjera, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe masat që po ndërmerr Shqipëria në këtë drejtim.Në takimin me Kryetarin e Nënkomisionit për Evropën në Kongres, kongresmenin Dana Rohrabacher, është diskutuar për çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe rëndësisë së rritjes dhe nxitjes së interesit të biznesit amerikan për të investuar në Shqipëri në sektorë strategjikë dhe ekonomi.unnamed unnamed (1)  /Oranews.tv/