Totozani: Kultura demokratike në Shqipëri është ende në fillesat e saj

Shqipëria është një vend me ligje të standardeve të larta, por me kulturë demokratike ende në fillesa. Duke vepruar në këtë terren të demokracisë në tranzicion, Avokati i Popullit Igli Totozani vlerëson se funksionimi i institucioneve të pavarura si ai që drejton nuk është i lehtë.Totozani: Nga njëra anë kemi një kuadër ligjor shumë të zhvilluar, demokratike. Nga ana tjetër kemi një kulturë demokratike, e cila për fat të keq është ende në fillesat e saj dhe do të duhen vite të tëra për bërë. Obusmani punon  midis këtyre dy elementëve.I sapo kthyer nga Meksika, ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të avokatëve të popullit në botë, Totozani vlerësoi punën Konsullin e nderit të Meksikës në Shqipëri, për afrimin e dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit.Totozani: Do të doja të falenderoja publikisht edhe konsullin e nderit të Meksikës në Republikën e Shqipërisë, zotin Ylli Ndroqi, sepse vërtet ka ditur jo vetëm ta ndihmojë dhe këshillojë gjatë aktivitetit që ne zhvilluam atij para këtij aktiviteti, por ai sëbashku me të gjithë stafin e tij na krijoi një panoramë të qartë më këshillat e tyre, me orjentimet e tyre të këtij shteti të ri dhe lehtësoi mjaft vizitën që ne bëmë atje.Nga studio e lajmeve Avokati i popullit përsëriti kërkesën që hapja e dosjeve të shoqërohet me procesin e lustracionit./Oranews.tv/