Tare: E turpshme, debat për rrënimin e kalasë së Lezhës jo pllakatën
Studiuesi dhe i apasionuari pas Monumenteve të Kulturës, Auron Tare, e vlerëson të turpshëm debatin për vendosjen e pllakatës me emrin e një sulltani turk në kalanë e Lezhës. Tare thotë për Ora News se nuk mund të mohohet historia dhe se vëmendje duhet treguar për të shmangur rrënimin e kalasë së Lezhës.Debatet për vendosjen e pllakatës me emrin e Sulltan Sulejmanit në hyrje të kalasë së Lezhës, ish-drejtuesi i Parkut të Butrintit aktualisht drejtor i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cilëson të turpshme.Tare: Kjo çështje po kalohet në mënyrë religjoze, pra duket sikur është një debat religjoz kur në fakt është një debat që i përket historisë dhe trashëgimisë kulturore.Pra duhet të fokusohet vetëm në këto dy pika dhe jo në pikat e tjera.Ndërkaq Tare këshillon që debati të përqëndrohet në çështje më konkrete dhe më të rëndësishme siç është rrënimi i kalasë.Tare: Ne duhet të debatojmë për ndërtimet pa leje që janë bërë në kalanë e Lezhës, për gurët që i janë vjedhur kalasë së Lezhës apo kalave të tjera dhe janë ndërtuar shtëpi, por që të prishim, shkulim, apo heqim mbishkrimet otomane apo mbishkrime të tjera është një turp i madh që nuk na lejohet që në 2015 të kemi këto lloj debatesh.Pas dëmtimit të pllakatës, Ministria e Kulturës e restauroi atë, ndërsa ministrja Mirela Kumbaro e cilësoi akt mjeran dhe kërkoi që askush të mos ketë frikë nga Monumentet e Kulturës.Ndërsa disa historianë në Lezhë konsideruan të turpshëm vendosjen e kësaj pllakate me emrin e një pushtuesi.