Samsung pritet të nxjerrë në treg pajisjen që përmison gjumin e njeriut
Kompania Samsung ka prezantuar në konferencën e teknologjisë IFA në Berlin pajisjen “SleepSense” e cila është krijuar për të përmisuar gjumin e njeriut.“SleepSense” është një disk i hollë me sensorë pa kontakt, por që vendoset poshtë dyshekut dhe arrin të analizojë cilësinë e gjumit.Zv.presidenti i Samsung Yoon C Lee tha se kjo pajisje është dizenjuar për të matur rrahjet e zemrës, ritmin e frymarrjes dhe merr të dhëna shumë të sakta.“Në mëngjes ju do të zgjoheni dhe të shikoni te pajisja se si ka qënë gjumi juaj” – është shprehur ai.“SleepSense" mund të lidhet me televizorin apo kondicionerin e shtëpisë duke krijuar një mjedis më të përshtatshëm për të fjetur.“Për shembull në një natë të nxehtë vere, pajisja do mundësojë fikjen e kondicionerit dhe të televizorit në rast se ju zë gjumi duke parë filma,”- ka vazhduar Yoon C Lee.Sipas DailyMail Samsung do e nxjerrë në treg “SleepSense” në fund të këtij viti por nuk ka dhënë asnjë detaj se sa do të jetë çmimi i tij apo se ku do të shitet për herë të parë.
/E.A / Oranews.tv/