Tatimorët në Lezhë kontrollojnë furgonët taksi e autobusët, irritohen shoferët
Tatimoret e Lezhës të mbështetur edhe nga Policia Rrugore dhe ajo e rendit, nisen aksionin për kontrollin e të gjithë mjetëve të transportit publik që transportojnë pasagjer.Me dhjetra mjete kanë kaluar në siten e tyre gjatë ditës së marte, ndërsa nuk kanë munguar edhe masat administrative për drejtuesit që nuk dispononin dokumentacionin përkatës.Gjatë këtij aksioni shumë mjete janë bllokuar për minuta të tëra, duke ju krijuar vonesa pasagjerëve për të mbërritur në destinacion.Kjo i ka irrituar keta të fundit dhe drejtuesit e mjetëve të cilët e kanë quajtur një absurditet veprimet e policisë dhe inspektorëve të tatimëve."Kemi pritur 45 minuta për të marrë një formalitet. Ky është turp" thotë një shofer i indinjuar.Aksioni kundër informalitetit për mjetet e transportit publik që ka nisur diten e sotme do të vijojë edhe në ditët e arshme, ndërsa inspektoret e tatimëve të mbështetur edhe nga blutë janë përqëndruar në të gjithë akset rrugore të Qarkut të Lezhës.Tatimorët kryejnë verifikimet për numrin e pasagjerëve që udhëtojnë në furgon, pajisjen me bileta të pasagjerëve dhe lejen e lëvizjes.[caption id="attachment_605346" align="alignnone" width="640"]
Tatimoret ne Lezhe[/caption]/Oranews.tv/