Draft ligji/ gjobë deri në 100 mijë lekë për bizneset që s'mbajnë kamera sigurie

Pr/ligji ende në diskutim i përgatitur nga ministria e Brendshme për marrjen e masave shtesë për sigurinë me vendosjen e kamerave të sigurisë parashikon dhe masa administrative (sanksione) për kategorinë e subjekteve të cilat shkelin detyrimet që i ngarkon ky projektligj.Gjobe nga 5- 100 mije leke 1. Për mosmarrjen e masave shtesë të sigurisë, kur kjo nuk përbën vepër penale, vendoset gjobë:për biznesin e madh, masa e gjobës është nga 50 mijë deri në 100 mije lekë.për biznesin e vogël masa e gjobës është nga 5 mijë deri ne 20 mijë.Deri ne pezullim te aktivitetitSipas këtij drafit gjoba vendoset nga Policia Vendore 30 ditë nga njoftimi për marrjen e tyre.  Nëse pas 60 ditëve nga vendosja e gjobës, nuk përmbushen detyrimet e caktuara në këtë ligj, subjektit i hiqet Vërtetimi i Sigurisë.Në rast se subjekti nuk përmbush detyrimet e përcaktuara në këtë ligj, Policia Vendore njofton zyrtarisht autoritetin përgjegjës për pezullimin/mbylljen e aktivitetit.Për këtë në relacion shtohet se “është e nevojshme që të shprehet Ministria e Ekonomisë si edhe QKL, QKR, lidhur me shtimin e një shkaku për heqjen e licencës kur subjekti nuk vendos masat shtesë të sigurisë edhe pasi janë aplikuar gjobat”"Projektligji ka parashikuar edhe masat administrative (sanksionet) për kategorinë e subjekteve të cilat shkelin detyrimet që i ngarkon ky projektligj. Duke pasur si synim ndërgjegjësimin e subjekteve mbi rëndësinë e marrjes së masave shtesë të sigurisë janë vendosur sanksione mbi subjektet të cilat nuk i kanë marrë masat shtesë të sigurisë duke i vendosur subjekteve private gjobë sipas kategorive te bisnezeve .. Por gjobat vendosen pasi është dhënë një paralajmërim për marrjen e tyre nga Policia Vendore dhe nëse pas kalimit të afatit 30 ditor të vendosur në paralajmërim atëherë kalohet me gjobë si më sipër parashikuar" vijon relacioniKush janë Subjektet private që detyrohen të marrin masa shtesë sigurie?

  1. Subjektet që kanë selinë, mjediset e punës dhe aktivitetin tregtar, në vende të ekspozuara ndaj rrezikut të shtuar për sigurinë, sipas vlerësimit të analizës së riskut të bërë nga Policia e Shtetit.
  2. Subjektet që kanë mbi 50 punonjës dhe/ose frekuentuesish që në mënyrë të vazhdueshme, akomodohen apo frekuentojnë në të njëjtën kohë një mjedis të hapur ose të mbyllur.
  3. Subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 23.00 deri 06.00.
  4. Subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiro vjetore e të cilës është mbi 10 milionë lekë.
  5. Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit.
  6. Subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar.
Subjektet që kryejnë veprimtari transporti publik (udhëtarësh, nxënësish) dhe të mallrave të rrezikshme.Kush janë subjektet publike që detyrohen të marrin masa shtesë sigurie? Subjektet publike marrin masa shtesë sigurie në sheshe të hapura, parqet, këndet e lojrave, parkimet, në mjediset e hapura apo të mbyllura që kanë në administrim apo pronësi dhe që sipas vlerësimit të Policisë së Shtetit, përbëjnë burim rreziku të shtuar për rendin dhe sigurinë publike.Masat shtesë të sigurisë brenda 6 muajve, kur nis aplikimi i sanskioneve?Subjektet e përcaktuar në këtë ligj vendosin masat shtesë të sigurisë, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe brenda këtij afati aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim sigurie.Sanksionet e parashikuara në nenin 17, zbatohen me kalimin e 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.Procedura për pajisjen me vërtetim sigurie-Subjekti merr masat e sigurisë brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit zyrtar.-Policia Vendore kontrollon masat që ka marrë subjekti dhe lëshon vërtetimin e sigurisë brenda 15 ditëve.- Të gjitha veprimet e parashikuara në këtë nen bëhen pas regjistrimit në QKR.- Paisja me vërtetim sigurie për banesat bëhet pas regjistrimit të administratorëve të pallateve në librin e administratorëve të Bashkisë-Forma dhe përmbajtja e vërtetimit të sigurisë përcaktohen me Urdhër të Drejtorit të Policisë së ShtetitVendosja dhe sistemi i kamerave nga subjekte te licencuaraVendosja dhe mirëmbajtja sistemit të kamerave dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë, bëhet nga subjekte që janë të certifikuara dhe plotësojnë standardet e përcaktuara në listën e profesioneve të QKR.-Subjektet e këtij ligji, detyrohen të caktojnë personin përgjegjës për ruajtjen, administrimin e pajisjeve dhe të dhënave të përftuara prej tyre.- Personi përgjegjës është i detyruar të njoftojë subjektin që ka vendosur apo mirëmban sistemet e sigurisë, për riparim të menjëhershëm në rast defektiMasat shtesë të sigurisë janë-Përdorimi i sistemit të kamerave të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj.-Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë, për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj).-Lidhje direkt të sinjalit për ruajtjen e objektit me sallat e komandimit / informacionit të Policisë së Shtetit.- Përdorimi i Shërbimit  Privat të  Sigurisë Fizike (SHPSF).Autoriteti përgjegjës për pajisjen me vërtetim sigurie është Drejtori i Policisë Vendore ku zhvillon aktivitetin subjekti.Ligji i hartuar nga Ministria e Brendshme i është shpërndarë organeve të tjera për të dhënë mendime, së shpejti pritet t’i kalojë komisioneve parlamentare për shqyrtim.