Tiranë, burri tenton të vrasë gruan më pas veten e shpëton e bija

Një 54 vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëshorten në kushtet e tronditjes psikologjike më pas ka tentuar të vrasë dhe veten.Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm,  27 tetor 2015, në banesën e çiftit,  në rrugën "Jordan Misja"Një telefonatë për ndihmë në sallën operative angazhoi forcat e policisë për të shkuar në vendngjarje për të nisur negociatat që do të parandalonin krimin e rëndë."Besim Pengili, 54 vjeç ka nxjerrë armën dhe ka tentuar të vrasë bashëshorten e tij e cila menjëherë ka dalë nga banesa. Ndërkohë vajza S.K, 26 vjeç, ka qëndruar pranë të atit i cili ka tentuar të vrasë veten" informon policia e Tiranës.Telefonata është bërë rreth orës 07:15 nga bashkëshortja.  Menjëhere  forcat e Policisë të Komisariatit nr.3 kanë vendosur perimetrin e sigurisë si edhe kanë rrethuar banesën.NegociatatForca Operacionale "Shqiponja" në bashkëpunim me efektivet e komisariatit nr.3, pas një punë mirëfilli kanë arritur të negociojnë me shtetasin Besim Pengili duke bërë edhe neutralizimin e tij. Gjithashu në vendngjarje kanë qenë edhe negociatorët e repartit RENEA.Tmerri ka zgjatur për gati 1 orë, ndërkohë bashkëshortja e saj ka treguar për policinë se 54 vjeçari kishte ushtruar dhunë dhe herë të tjera.Policia arrestoi 54-vjeçarin, ndërsa në vendngjarje u sekuestrua edhe arma e zjarrit, tip automatik me dy krehëra me 60 fishekë.Mësohet se gruaja e tij V.P ishte e paisur me urdhër mbrojtje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.Materialet në ngarkim të  Besim Pengilit do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të   “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, “Dhuna në familje”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.shtepia ku kanosi gruan me arme(Ne foto: Banesa ne rrugen "Jordan Misja" ku u parandalua krimi dhe arma e përdorur)/Oranews.tv/