Prokuroria u jep pesë ditë afat deputetëve të opozitës të paraqiten në polici

Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka dhënë afat katër deputetëve të opozitës,  që brenda 5 ditësh të paraqiten në polici, për të dhënë deklaratë në lidhje më zhvillimet e fundit në Kuvend, në të kundërt do të kërkojnë nga gjykata lëshimin e urdhër-arrestit.Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga lëvizja "Vetëvendosje", si dhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja, dyshohen për veprën penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që lidhet me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë tri seancave plenare.Rreth orës 11 të ditës së sotme pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të përcaktuar datën kur do të mbahet seanca e ardhshme./Oranews.tv/