Shkodër, "Homebreaker" filmi i animuar për fëmijë, fitues i edicionit të 6-të
"Homebreaker" , filmi me metrazh të shkurtër rrëmbeu trofeun e edicionit të gjashtë të festivalit të filmit të animuar për fëmijë "AniFest Rozafa", i zhvilluar për një javë në Shkodër.Historia e një djali të vogël që le orët e mesimit pasi prindërit i ka në prag të divorcit mori vlerësimin më të lartë të jurisë mes 131 produksioneve të prezantuara nga 41 shtete të botës.Artan Maku, drejtor i festivalit: Ngjarjet filmike që përcillet nga loja e bukur e fëmijëve edukojnë dhe trajtojnë përmes argetimeve artistike të subjektit. nëpërmjet filmit adoleshentet mesohen si të menaxhojnë jetën jashtë familjes dhe shkollës. Një format i ri që hapi debatet, nxiti reagime nga grupmosha të pamësuara më para.E pranishme në festival kryeqytetarja e Shkodrës Voltana Ademi premtoi mbeshtetje të ketyij eventi në vitet në vazhdim.Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkoder: Shpresoj shumë që një evend i tillë të mundësohet edhe në vitet e tjera, me pjesëmarrje edhe më të madhe dhe duhet të angazhojmë edhe të tjerë që nuk e kanë pasur të mundur të jenë pjesë e saj në këtë amfiteater.Filmi fitues është i autorit Marko Pekan nga Finlanda, ndersa filmi më i mirë për femijë u shpall "Lune" me autor francez./Oranews.tv/