KQZ: Mandati i Ndokës i kalon kandidatit Eduard Ndocaj, rrëzohet Ndrec Dedaj
Me 3 vota pro dhe 4 kundër KQZ ka rrëzuar aktin e administratës për kandidatin e Ndrec Ndue Dedaj në qarkun e Lezhës për zëvendësimin e kandidaturës së Arben Ndokës, i cili ahd dorëheqje nga posti i deputetit. Pas rrëzimit, KQZ ka vendosur që t’i kalojë Kuvendit kandidatit e 6-të në listën e PS, Eduard Ndocaj.Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ pati debate në lidhje me zbatimin e kushtetutës për kandidaturën e Ndrec Dedës, i cili ishte ne radhën e listës për deputet. Por Deda mban postin e kryebashkiakut të Mirditës, çka solli edhe diskutime në institucionin e KQZ.Anëtari KQZ Hysni Osmanaj, i cili përfaqëson opozitën deklaroi se mandai duhet ti kalojë Ndrec Dedës.Hysni Osmanaj: Duhet tja japim mandatin Ndrec Dedës. Sipas kodit mandati i takon kandidatit pasues në listën e PS. Pastaj është komisioni i Mandateve, apo Kuvendi që thotë se nuk i plotëson kriteret dhe na i kthen ne. Unë jam dakord me propozimin e administratës.Ndërsa anëtari tjetër i KQZ, Denar u shpreh kunder dhënies së mandatit të deputetit Ndrec Dedës, pasi ai eshte kryetar bashkie dhe nuk ka dhënë dorëheqjen.Biba: Jemi përpara një situata ligjore që meriton ta diskutojmë, rezultati i kësaj procedure do të përfundojë në një mënyrë ose tjetër ashtu sic do përfundojë. Ideja është që ne të bëjmë atë që na takon dhe kuvendi të bëjë atë që i takon.Ne na ka ardhur nga Kuvendi vakanca. Matematuikisht i kalon Ndrec Dedaj, por ky është kryetar i bashkisë Mirditë.Neni 69 thotë se nuk mund të kandidojnë dhe as mund të zgjidhen pa hequr dorë nga kryetari i bashkisë. Ndrec Deda nuk ka deklaruar dorëheqjen dhe nuk mund të kandidojë dhe as mund të zgjidhet deputet pa hequr dorë nga kryetari i bashkisë. Në nuk mund tja japim mandatin.Ndërkohë që dy zonjat në listë, Mejreme Delishi dhe Mirela Neli janë tërhequr me kohë nga mundësia e marrjes së mandatit.