ISIS shfaq një tjetër metodë tmerruese ekzekutimi, shtypin 19-vjeçarin me tank
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2015, 08:21
Militantët e Shtetit Islamik kanë zbuluar një video të re ekzekutimi. Në pamjet filmike tregohet një ushtar sirian 19-vjeçar që shtypet nga tanku.Ushtari i veshur me kostumin portokalli, detyrohet të rrëfejë se ka ecur me tank sipër trupave të vdekur të xhihadistëve.Për këtë arsye, luftëtari i ISIS, i veshur me të bardha thotë në kamera se dënimi i ushtarit sirian është të shtypet nga një tank ndërsa ai është gjallë.Në pamjet e tmerrshme, duket 19-vjeçaru Fadi Ammar Zidan përpara se të shtypej nga tanku, i prangosur dhe i vendosur në mes të rrugës.Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut lajmëron se kishte marrë informacione që një muaj më parë se ISIS do të përdorte këtë mënyrë ekzekutimi.
