Këshilli i Shoqërisë Civile, debate për pavarësinë e tij
Ligjvënësit ishin ftuar për të diskutuar për ngritjen e një Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile, por në Komisionin e Integrimit mungonin pikërisht përfaqësuesit e këtyre organizatave.Nismën e prezantoi zv/ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Gentjana Sula, e cila tha se këshilli do të përbëhet nga Shoqëria Civile qeveria dhe Këshilli Ekonomik. Objektiv do të jetë rritja e transparencës dhe bashkëpunimi me Shoqërinë Civile, por drejtimi i Këshillit nga ministri zgjoi kritikat e opozitës.Majlinda Bregu : "Ky këshill kombëtar në mënyrën se si e keni konceptuar me mbledhjen që zhvillohen në godinën e kryeministrisë, me publikimin e njoftimit të mbledhjeve në faqen e këshillit të ministrave , me drejtim nga ministri i mirëqënies pra e bën më të pavarur shoqërinë civile."Gentiana Sula : " Nuk tentohet të kontrollohet roli i tyre , përkundrazi tentohet që ato duke u lënë të lirë të bëjnë aktivitetin e tyre i jepet atyre një qasje me e mirë duke qënë prezent vet në Këshill "Ndërsa në një linjë PD dhe PS ishin për shpërdorimin e fondeve nga Shoqëria Civile.Taulant Balla : "Edhe Shqëria Civile është kthyer në një monopol të disa njerëzve."Majlinda Bregu : " Besoj shumë që edhe në këtë Këshill Kombëtar të mos ketë këshillime për shëmbull për dhënien e fondeve sikurse ka ndodhur nga Agjensia e Shoqërisë Civile . Po përmend vetëm një rast se është shumë i rëndësishëm ku 7 milionë i kanë shkuar Qendrës Rinore Socialiste, FRESSH -it." Pas diskutimeve komisioni miratoi projektligjin për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile.