99 vjeçarja në errësirë, nuk kishte mundësi ta paguante, i hiqet energjia

Duket se këto skema lehtësuese nuk kanë mbërritur ende në banesën e një të moshuare 99 vjeçare në fshatin Fan të Mirdites shume prane rrugës së Kombit.  Ajo jeton e vetme në kushte ekstreme varfërie. Dorën e shtetit ajo e ndjeu vetëm per t’i prerë energjinë elektrike, para dy muajsh pasi nuk kishte mundësi ta paguante.E moshuara 99 vjecare tregon se e vetmja e ardhur për të është pensioni prej 7 mijë lekësh të reja me të cilët i duhet që të sigurojë buken e gojës.E moshuara rrëfen se në mjaft raste mezi ia ka dalë të ushqehet, e ndihmuar edhe nga fqinjët.99 vjecarja ka vetëm një vajzë e cila gjithashtu është në gjendje të rëndë ekonomike.Vajza e 99 vjeçares: “Ka një çati e cila pikon dhe e ka shtëpinë në gjendje të mjerueshme .Për ndonjë riparim , për ndonjë gjë çfarë të mundet për ta ndihmuar sepse është në gjendje shumë të keqe.”Ky është vetëm një prej rasteve që dëshmon se skema e ndihmës  së OSHEE për shtresat në nevojë nuk ka arritur ta shtrijë efektin e saj kudo.mirdite e moshuara 234 5 45/Oranews.tv/