Kriza politike në Kosovë, Peleshi: Çështje e brendshme, Bumçi: Qeveria të reagojë

Mazhoranca dhe Opozita  ndahen në mendimin mbi rolin që duhet të ketë Shqipëria mbi politikën e brendshme të Kosovës dhe mosmarrëveshjeve mes palëve plitike.Ne emisionin Tonight Ilva Tare kreu i vetevendsojes Visar Yemri leshoi akuza ndaj Tiranes Zyrtare se nuk ka reaguar per ngjarje të rëndësishme në Kosovë.  Por Zëvendëskryeminsitri Niko Peleshi, krizën politike  disa mujore në Prishtinë  e cilëson çështje të brendshme.Peleshi : "Për ne Kosova nuk është një shtet si çdo shtet tjetër por nga ana tjetër natyrisht që respektojmë edhe vendimarrjen e Kosovës si shtet. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer që nuk e kemi me asnjë shtet tjetër në rajon dhe në botë ndërmjet dy qeverive tona."Por ish Ministri i Jashtëm, deputeti demokrat Aldo Bumçi, kërkon që  Shqipëria duhet të jetë më aktive në raport me politikën kosovare.Bumçi : "Komunikimi me të gjithë autoritet e Kosovës, përfaqësuesit e lartë të qeverisë dhe opozitës duhet të ishte i vazhdueshëm .Dhe kjo nuk ka pse të ndodhi nën dritën e mediave dhe kamerave por duhet të ishte një kontakt konkret intensiv.Sipas Bumcit,  Shqipëria është e tërhequr në rolin e saj si këshilluese e politikave   zyrtare të Prishtinës.  Kjo sic thote ai  pa qartë dhe në kohën kur Parlemnti i Kosoves u përfshi në ngërc gjate diskukitimit per ngritjen  e gjykatës speciale per krimet e luftës.