Bryan Adams i kthehet të shkuarës me “Get up”
Këngëtari dhe kompozitori kanadez Bryan Adams ka publikuar albumin e ri, "Get Up," që është vazhdim i albumit të tij ikonik "Reckless", 30 vjet më parë.Disa nga meloditë që të mbetën në mendje janë, “Brand New Day," dhe "You Belong to Me", që kanë ngjashmëri më këngë që i dhanë emër në muzikë kantautorit Adams në vitet ’80, hite si "Heaven" dhe "Summer of ’69."Në fillimet e karrierës së tij, Adams ka shkruar këngë për filma, kujtojmë këtu “Heaven,” e shkruar për filmin "A Night From Heaven," apo edhe "Everything I Do, I Do it for You," melodia e filmit "Robin Hood: Prince of Thieves.", në vitin 1991. Këto dy hite janë ndër këngët më të vlerësuara gjatë karrierës së tij muzikore.Adams i cili ka shitur më shumë se 65 milionë albume në të gjithë botën dhe ka fituar çmime të shumta, shprehet se asnjëherë nuk ka menduar të bëjë muzikë komerciale. Ai është i fokusuar vetëm tek arti dhe muzika e tij.“Në fakt, unë nuk e di kush është audienca ime dhe nuk di asgje në lidhje me biznesin e muzikës. Unë thjesht bëj atë që dua pra, bëj muzikë, dhe kjo është ajo që kam bërë gjithmonë. Dua të vazhdoj të krijoj këngë që më pëlqejnë mua,” tha Adams.Bryan Adams i ka shkruar këngët bashkë me bashkëpunëtorin e tij të hershëm, Jim Vallance, ndër të cilat përmendim “Don't Even Try” apo “We Did It All”.56-vjeçari, baba i dy fëmijëvë, i cili ka pasion veç muzikës edhe fotografinë, do të prezantojë së shpejti edhe një album me foto abstrakte. Ky album përmban një koleksion portretesh të personazheve të famshëm në botën e modës, si edhe fotografi të ushtarëve të gjymtuar në Irak dhe Afganistan.Këngëtari dhe kompozitori kanadez ka njoftuar se së shpejti do të nisë edhe një turne boteror për të prezantuar albumin e tij të ri. /Oranews.tv/