Jolie pozon për revistën “Vogue”, në set bashkë me familjen
Angelina Jolie ka thyer heshtjen pas shumë thashethemeve në media për shëndetin e saj, duke u shfaqur e bukur dhe sensuale në kopertinën e revistës “Vogue” për muajin nëntor. Ajo është aktore, regjisore, skenariste, aktiviste humanitare e njëherësh nënë e gjashtë fëmijëve.Në rolin e fotomodeles, 40-vjeçarja ka zbukuruar ballinën e botimit, teksa ka veshur një pulovër dimërore me vija bardhezi, me njërin sup të zbuluar. Seti fotografik është realiuar buzë detit, dhe familja e madhe e çiftit Jolie-Pit duket më e lumtur se kurrë ndonjëherë.Edhe pse është përfolur shumë kohët e fundit se aktorja ka humbur shumë në peshë, kjo edhe pas ndërhyrjes kirurgjike për largimin e gjinjve dhe vezoreve, Jolie ka treguar se vijon të mbetet mbretëresha e bukurisë në Holliwood.Për herë të parë për revistën “Vogue”, Angelina ka pozuar në vitin 2002, kurse herën e fundit në vitin 2010.
/oranews.tv/